Fluturimet ne hapesire te njerezve, gati brenda 2015-s

loading...

Fluturimi i parë i kompanisë “Space” duhet të përmbajë pilotët testues e jo astronautë të NASA-s.

35d80c58-f909-47ec-a25c-ccb1156dc39f---0-

loading...

 

Kompania “Space X” ka deklaruar se pret nisjen e lëshimit të njerëzve në orbitë në kapsulën e vet “Dragon” brenda vitit 2015. Qëllimi është të krijojë mundësinë për të dërguar një ekuipazh në “International Space Station” rreth fundit të atij viti.
Fluturimi i parë duhet të përmbajë pilotët testues të vetë kompanisë e jo astronautë të NASA-s. “Nuk do të shesim bileta. Mos telefononi numrin tonë falas”, ka bërë shaka Garret Reisman, menaxher i “Space X”. Reisman, i cili vetë si astronaut i NASA-s ka flutuar dy herë në Stacionin Hapësinor, ka deklaruar se kompania e tij do të kryejë gjatë këtij viti një test të rëndësishëm mbi procedurat që do të ndjekë kapsula “Dragon” në lidhje me transportimin e njerëzve.
Kompania është tashmë drejt marrjes së një kontrate nga agjencia për të dërguar mallra në ISS, duke përdorur një version të “Dragon” pa pilot, por ajo është duke punuar mbi të gjitha në përshtatjen e mjeteve në mënyrë që të mund të transportohen edhe njerëz.

loading...