Flori Mumajesi: Kapen me mua për të fituar vëmendje

v-370x290

Kantautori, Flori Mumajesi, këto ditë ka qenë pre e kritikave të shumta që janë adresuar në emër të tij.

Para pak ditësh, Arbër Zeka, fituesi i edicionit të pestë të, “Big Brother”, e kishte kritikuar Florin për shkak që ky i fundit, ka kompozuar këngë për një këngëtare sllave.

Këto deklarata, Flori i ka cilësuar si përpjekje për të qenë në qendër të vëmendjes.

“Nuk e di pse, por ndodh shpesh kohëve të fundit, që të gjithë ata që ndjejnë mungesë vëmendjeje nga media dhe nga publiku, kanë zgjedhur të gjejnë ndonjë gjë për t’u kapur me mua, për të rikthyer vëmendjen te vetja”, ka thënë Flori për disa medie në Shqipëri./LajmeOnline/