Flori dhe Elvana në ditët më të mira të lidhjes së tyre!


Ka vite që janë bashkëpunëtor të ngushtë, por si duket lidhja e tyre ka “avancuar” me kohë.
Këngëtarët Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, pa dyshim që janë artistët më të pëlqyerit shqiptar, sa herë që ata sjellin këngë ajo bëhet hit i padiskutueshëm.

Por përveç anës profesionale, bashkëpunimi i dy këngëtarëve ka kaluar në një fazë tjetër, burime te sigurta të afërta me çiftin, kanë treguar për Magazina.al se ata tashmë janë në ditët më të mira të lidhjes së tyre.

Për të marr edhe qëndrimin e Florit lidhur me këtë, Magazina.al ka kontaktuar atë për ta pyetur rreth lidhjës së tyre por ai nuk ka dashur të përgjigjet fare rreth kësaj teme dhe ka nderprerë komunikimin kur është pyetur për lidhjen me Elvanën.
Por mirret vesh se Elvana dhe Flori gjatë udhëtimeve që bëjnë për koncerte në diasporë akomodohen bashkë në një dhomë.

Për më tepër Magazina.al, ka kontaktuar njërin nga organizatorët e mbreëmjeve rinore në Zvicër i cili në pyetjen se: A qëndrojnë me një dhomë apo ndaras ne hotel Elvana me Flori? Ai e ka konfirmuar se çifti akomodohen ne hotel me një dhomë të përbashkët.
1