Flori dhe Argjentina “prekin” fansat me baladën “Ku isha unë” – VIDEO

0Këngëtarin më të kërkuar të momentit, Flori Mumajesin dhe Argjentina Ramosajn i ka bashkuar kënga “Ku isha unë”. Kënga është hedhur edhe në YouTube pas suksesit që pati fillimisht në transemetim në televizion.

Ajo është bërë hit që në ditët e para të lançimit, duke prekur shijet estetike apo edhe aktualitetin e shumë fansave e duke ardhur pranë tyre si këngë mesazh dhe art. Flori Mumajesi i ka kushtuar kësaj kënge tekstin dhe kompozimin duke nxjerrë një produkt të tijin me bukuroshen kosovare Argjentinën.