Flori dhe Albatriti sjellin “llokumin” e kësaj vere – VIDEO

0I njohur për shumë hite të krijuara, këngëtari i famshëm Flori Mumajesi duket se shpejtë do të sjellë një tjetër të tillë që do të këndohet nga Albatrit Muçiqi.

Në një video të publikuar në Facebook, Flori shihet teksa bën një bisedë me Albatritin që në formë loje i kërkon t’i lëshojë një këngë.

Së bashku me tekstin e bashkëngjitur videos “SA SA?”, edhe kënga që lëshon Flori mbase shfaq refrenin e këngës që do të titullohet “Sa”.

Në bazë të bisedës, kënga duket se do të jetë “llokumi” i kësaj vere të cilës tashmë i janë vërsulur projekte të shumta.

Post by Flori Mumajesi.