Flokë të shëndetshme dhe me volum me anë të një maske të thjeshtë

Birra është e pasur me proteina dhe vitamina me elb natyral dhe përmban ushqyes për të ndihmuar në zhvillimin e flokëve të shëndetshme. Me ushqyesit e pasur si riboflavin, acidi pantotenik, biotin si dhe vitamin B12, maja apo tharrmi i birrës shpesh gjendet si suplement në dietën tuaj të ushqimit si dhe kompanitë kozmetike kanë filluar të përfshijnë majën e birrës si një përbërës aktiv në formulat e aplikimit.

Përbërësit:

1 filxhan birrë

1 vezë

Udhëzime:

Hidhni një filxhan birrë në një tigan dhe lëreni deri sa të vlojë. Kjo do të sigurojë se shumica e alkoolit është vluar. Gjithashtu mund të përdorni edhe birrë të papërgatitur por ajo mund të ketë efekt dehidratuese.

Pasi birra të përgatitet largojeni mënjanë që të ftohet para se ta përzieni me të verdhën e vezës. Aplikoni përzierjen në flokë të pastër dhe të lagura si dhe lëreni që të veprojë për disa minuta. Më së miri është që ta bëni këtë në dush sepse përbërja mund të jetë e lëngshme. Birra mund të jetë shumë e mirë për lëkurën tuaj ndërsa vezët ndikojnë që lëkura juaj të shkëlqejë. Kështuqë, mund ta përdorni këtë maskë edhe në fytyrën tuaj për të bërë lëkurën të butë dhe të zhdërvjellët. Kjo maskë mund të parandalojë edhe paraqitjen e akneve.

Kujdesi ndaj lëkurës dhe flokëve ka vlerësuar birren si preparat natyror kundër papastërtive të lëkurës. Birra rregullon nivelin e sebumit që prodhohet nga poret e lëkurës dhe e mban atë të shëndetshme me 5.0 pH që është ideale për shëndetin e kokës. Është efektive për trajtimin e zbokthit dhe kokës me yndyrë. Molekula bioaktive ‘xantohumol’ ka treguar aftësi antioksiduese që mund të forcojnë rrënjën e flokëve. Maltoza dhe saharoza që gjendet tek birra ndihmon në forcimin dhe rritjen e kutikulave dhe ndikojnë në shkëlqimin e flokëve.

Vezët përmbajnë sasi të madhe të proteinave, duke filluar nga 3.6 deri 6.5 gram për vezë, gjë që i bën vezët të cilësohen si trajtues intenziv i proteinave. Flokët përbëhen nga 70% me proteina keratin, kështuqë proteinat e vezëve ndihmojnë në rindërtimin e flokëve të dëmtuara.