Flokë të gjatë dhe me shkëlqim vetëm me këtë recetë me vezë

Flokët janë një ndër gjërat më të rëndësishëm që ndikojnë në pamjen e një njeriu. Flokët e gjatë, të shëndetshëm dhe të stiluar mirë sigurisht japin një tjetër pamje dhe për më tepër më shumë vetëbesim.

Ka disa njerëz që vuajnë nga shumë probleme të flokëve, kur ndër to mund të përfshijmë edhe rritjen e tyre në mënyrë të ngadaltë.

Trajtimet e flokëve kryesisht janë më bazë bimore. Maskat e bëra vetë në shtëpi janë shumë efektive dhe mund t’i përgatisni sa herë të dëshironi pa pasur nevojë të shpenzoni para. E vetmja mënyrë për të nxitur rritjen e flokëve është pikërisht kjo recetë e thjeshtë që përgatitet në vetëm 5 minuta dhe ka efekte të jashtëzakonshme.

Përbërësit:
1 vezë
1 lugë çaji mustardë pluhur
2-3 lugë gjelle ujë të ngrohtë
3 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzime:
Miksoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël derisa të krijoni një përzierje homogjene. Aplikojeni maskën në flokë, kryesisht në lëkurën e kokës.

Mbulojeni kokën me një qese plastike ose e një peshqir. Lëreni për 3-5 minuta dhe më pas lajeni kokën siç bëni gjithmonë.

Përdoreni këtë trajtim një herë në javë, gjatë një periudhe prej 5-7 javësh. Mustarda nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe kjo bën që flokët të rriten shumë shpejt, të dendësohen dhe të marrin një shkëlqim natyral.