Flisni me Gentën

Genta-Ismajli-2

Këngëtarja Genta Ismajli javëve të fundit është e angazhuar si anëtare e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël 5”.

Megjithatë, ajo nuk harron fansat e muzikës së saj, me të cilët ka zgjedhur të komunikojë nëpërmjet rrjeteve sociale:
“Flisni me Gentën!
I shënoni të gjitha pyetjet e juaja ose çfaredo që dëshironi në këtë postim ne komentet me poshtë dhe të gjitha përgjigjet do t’i merrni po në këtë postim në komentin tuaj nga Genta, të enjten me 4 prill.
Faleminderit! Flasim të enjten”.

Por, duket se Gentës do t’i duhet të shmang ndonjë përgjigje, pasi që pyetja e pare e pranuar ka të bëjë me jetën e saj private.

 

Ndryshe, krahas rolit të anëtares së jurisë në “Gjeniu i vogël”, Genta së fundmi ka provuar vetën edhe në rolin e aktores në filmin gjerman “Alex”, i cili pritet të shfaqet së shpejti në kinematë ervopiane