Flet vrasësi i Artan Cukut: Ju tregoj gjithçka, por kam një kusht

loading...

loading...

Ditën e djeshme ra në prangat e policisë së Tiranës 24-vjeçari Mikel Shallari, i cili është i akuzuar si autor i vrasjes së komisarit Artan Cuku në hyrjen e pallatit ku ai jetonte.

Shallari, me origjinë nga Kuçova, nuk ka bërë rezistencë por ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai ka thënë se është i gatshëm që të tregojë të gjithë emrat e porositësve për vrasjen e kryer më 8 prill të këtij viti në Tiranë, por ka një kusht.

24-vjeçari kërkon që t’i mbrohet familja.

Vrasësi i ish-komisarit të ndjerë Artan Cuku do që familjarët e tij të dërgohen jashtë shtetit dhe t’u ndryshohen identitet, në mënyrë që të jenë të mbrojtur dhe të mos rrezikohen nga një sulm për hakmarrje nga porositësit e kësaj vrasjeje.

loading...