Flet Vlora: S’ka azil

Ministrja e Integrimeve, Vlora Citaku po ka shumë punë këto ditë, pas lajmeve se mijëra kosovarë po kërkojnë azil në Evropë, duke shfrytëzuar rrugë të ndryshme, kryesisht përmes Hungarisë.

Ajo ka ftuar për nesër një konferencë bashkë më ambasadoren franceze, e që bashkërisht do të demantojnë një lajm.

“Ftoheni të merrni pjesë në Konferencën për media të organizuar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Ambasadorja Franceze në Kosovë, znj. Maryse Daviet për të demantuar lajmet se “Franca i’u jep azil Kosovareve”, thuhet në një njoftim të MIE-së.