Flet Mourinho pas humbjes!

loading...

loading...
Jose Mourinho ka thënë se ndeshja e kthimit me Atleticon e Madridit u vendos brenda një minute në pjesën e dytë.
“Në minutën kur portieri i Atleticos bëri mbrojtje të pamundshme të goditjes së Terryt dhe pasojë penalltia për ata. Kjo e vrau ndeshjen. Më pas vetëm një skuadër kishte moral të lartë, duke ditur se gjysmë orën e fundit do ta kenë nën kontrollin e tyre”, ka thënë Mourinho.
Ai e ka falënderuar skuadrën e Diego Simeones. “Për gjysmë orë e kishim lojën në duart tona, por gjysmëfinalet dhe ndeshjet e rëndësishme i vendosin detajet. Përgëzime për Atleticon, e kanë një skuadër të mrekullueshme dhe atë që po e bëjnë në Spanjë të mahnitë”, ka thënë Mourinho.
“Nuk mund të jem kritik ndaj lojtarëve të mi të cilët dhanë gjithçka nga vetja. Kishim probleme me lëndimet dhe suspendimet. Stinori i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky, e kemi qëllim këtë”, ka thënë ai.

loading...