Flet i plagosuri në kufirin Kosovë-Serbi

Njëri nga të plagosurit në incidentin në kufirin Kosovë-Serbi, të dielën, B. Sh, ka thënë për Jeta në Kosovë se në momentin e të shtënave, ata po prisnin dru në zonën neutrale dhe se nuk kishin dalë në territorin e Serbisë.

B. Sh., sipas Jeta në Kosovë, thotë se “ushtarë të armatosur na kanë rrethuar nga të tri anët dhe janë munduar të na fusin në zonën e Serbisë”, ndërsa shton se drejt grupit të prerësve të pyllit të cilit i takonte, rreth 30 xhandarë kanë shtënë për më shumë se një orë me armë të ndryshme.

B. Sh thotë se ishin duke prerë dru në zonën neutrale, ndërsa për t’u larguar nga atje u kanë ndihmuar familjarët. /jetanëkosovë/