Flet babai i dorasit ne Zvicer

loading...

dddd

loading...
Katër ditë pas gjakderdhjes në Menznau të Lucernit, opinionit i ofrohen hollësi të reja lidhur me rrethanat dhe motivet që kanë sjellë vdekjen e katër pesonave.

Siç shkruan gazeta e së dieles, “Sonntag” Viktor Berisha, kur kishte shtënë me armë në kantinën e firmës “Kronospan” kishte vënë në shënjestër, në mënyrë të qëllimtë personat që ishin në pozitë më të lartë se ai. Shefi i ndërmarrjes, Mauro Capozzo, e konfirmon se tre nga gjashtë të plagosurit kishin një funksion udhëheqës në firmë. Por ai këmbëngul se kjo nuk lidhet me pakënaqësitë e mundshme të Viktorit me ambientin e punës.

Po ashtu edhe dy nga viktimat: mundësi i njohur Benno Studer dhe Thomas Minder, ndonëse nuk bënin pjesë në mesin e kuadrove të ndërmarrjes, ishin në poste më të larta se Viktor Berisha.

Por, sipas dëshmitarëve që kanë folur për “Sonntag” dhe për gazetat tjera të Zvicrës, Viktor Berisha kishte pakënaqësi sa i përket klimës në vendin e punës. Atij, sipas tyre, i ishte dhënë një pushim i dhunshëm, për çka ai është ndier i fyer.

Ndërsa shefi Capozzo e mohon këtë. Sipas tij, Viktori, gjatë pushimeve për krishtlindje kishte pësuar një lëndim në këmbë dhe për këtë arsye, nga 7 deri më 28 shkurt po e shfrytëzonte pushimin e mbetur nga viti 2012.

Megjithatë, punëtorët e ndërmarrjes “Kronospan” nën kushte anonimiteti, flasin për atmosferë jo të mirë në firmë dhe për presion enorm të punës që u bëhet punëtorëve. Edhe sindikata “Syna” është njohtuar për klimën e keqe në këtë firmë, por ajo nuk është lejuar të ndërhyjë. Pas tragjedisë së ndodhur, përgjegjësit e kësaj sindikate shpresojnë se do të mund vihen në kontakt me udhëheqjen e firmës,transmeton albinfo.ch

Ndërkohë gazeta ka mundur të marrë edhe qëndrimin e familjarëve të Viktorit, në Kosovë, ku ai është transportuar dje, dhe, siç shkruan “do të varroset sot, në Nec të Gjakovës, në kufi me Shqipërinë, në kishën e fshahtit, si i krishterë”.
Babai i tij, Mark B. i ka thënë gazetës se i biri “është trajtuar padrejtësisht nga firma dhe për këtë arsye dëshironte të fliste me shefat e tij”. Më tutje gazeta komenton se “fjala është për krenarinë e lënduar, që në kodeksin moral të një kosovari ka një rol qendror”.

Por, Viktori thuhet të ketë pasur probleme edhe në martesë, gjegjësisht kishte ushtruar dhunë në familje, për çka ishte njohtuar edhe policia.

loading...