Flet babai i autorit të vrasjes: Situata mes familjeve është shumë e nxehtë, ja çfarë kërkojmë

loading...

loading...

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur tek stadiumi “Dinamo”, ku mbeti i vrarë Marvi Mihali për një karikues telefoni, i gjendur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, babai i autorit Eugen Bitrajt është rrëfyer para kamerave.

Situata mes familjes së viktimës dhe familjeve të dy vëllezërve binjakë babait të Eugenit dhe Dejvit është shumë e tensionuar.

Jemi në një situatë shumë të vështirë. Askush nuk do të donte që të ishte prindi i asnjërit në këtë situatë, as i djalit që humbi jetën, e as i atyre që sot janë fajtorë. Jemi shumë të tronditur. Kalamajtë bënë një gjë shumë të keqe. Duhet të gjejmë forca të reagojmë pozitivisht. Ne nuk kemi

mundësi të takohemi me familjarët e viktimës. Situata është shumë e nxehtë. Jemi në kërkim të gjejmë një mik të përbashkët që të qetësojmë situatën”, shprehet babai i Eugen Bitrajt, teksa shfaqet në një gjendje të rënduar emocionale.

loading...