Flet astrologia Meri: Ja kush janë shenjat më të favorizuara për muajin gusht!

loading...

loading...

Këtë të mërkurë në Emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ishte e ftuar astrologia Meri, e cila foli për parashikimin e yjeve për sezonin e verës, muajt korrik dhe gusht, për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj.

Astrologia Meri tha se shenjat më të favorizuara në këtë periudhë do të jenë Ujori dhe Akrepi.

“Ujorët do të shkëlqejnë në dashuri, në udhëtime, në punë, do të jenë të kënaqur nga paratë, jeta e tyre erotike dot ë shkëlqejë.”

“Akrepët janë në vend të parë, korriku i thërret, është muaji i udhëtimeve, kontakteve me jashtë, muaji i dashurive, Afërdita në gaforre i favorizon jashtë mase.

Kurse gushti është muaji i shkëlqimit në karrierë, në pozicione të rëndësishme, në celebrime të rëndësishme dhe mund të themi shkëlqimi dhe fama do të kenë emrin Akrep.” Meri tha se “Dielli do jetë në Luan, por famën e marrin Akrepët.”

Në krahun tjetër, shenjat më pak të favorizuara sipas saj janë Bricjapi dhe Demi. Renditja e plotë e shenjave më të favorizuara në muajt

Korrik dhe Gusht sipas astrologes Meri:

Akrepi
Ujori
Luani
Shigjetari
Peshorja
Binjakët
Dashi
Gaforrja
Peshqit
Virgjeresha
Bricjapi
Demi /tvklan.al

loading...