Flasin “punëtoret e seksit” në Shqipëri: Ja përse prostituojmë (Video)

loading...

screenshot_7-1-650x358

loading...
Në kohën kur po debatohet nëse duhet legalizuar ose jo prostitucioni në Shqipëri, janë gratë të cilët ushtrojnë profesionin më të vjetër në botë, të cilat rrëfejnë arsyet që i kanë shtyrë të shesin trupin e tyre Xhoana, e cila njihet në Vlorë me nofkën “Miza”, tregon se u detyrua të hynte në rrugën e prostitucionit, në moshë fare të vogël, pasi ishte e vetmja mënyrë për të siguruar bukën e gojës, për vete dhe djalin e saj të mitur. “Familja ime që në moshën 10 vjeçe më ka nxjerr në rrugë. Kam filluar të lyp në Portin e Vlorës dhe gjysma e jetës time ka kaluar rrugëve. Rashë shtatzënë, linda, e më pas e çova fëmijën tim në shtëpinë e fëmijës. Fillova ushtrimin e prostitucionit pasi nuk kisha mundësi tjetër si të jetoja. E ushtrova për tri vite”, tha ajo.

loading...