Flasin familjarët e puçistit nga Prizreni, Adem Hudut (Video)

adem-hudut-690x380-650x358

Ata tregojnë se Hudut, u largua nga Kosova në moshën 5 vjeçare, bashkë me familjen e ngushtë të tij. Gjenerali turk, Adem Hudut, me origjinë nga Kosova, i cili po akuzohet se ishte prapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, një pjesë të fëmijërisë së hershme e kaloi në fshatin Reçan të Prizrenit. Në këtë lokalitet, ende jetojnë një pjesë e kushërinjve të tij, kryesisht nga ana e nënës. Ata tregojnë se Hudut, u largua nga Kosova në moshën 5 vjeçare, bashkë me familjen e ngushtë të tij. Ferati thotë se kushëriri i tij, krejt shkollimin e ka kryer në Turqi. Ai tregon se kontaktet me të afërmit e tij në Turqi nuk i ka humbur, veçse me gjeneralin rrallë flet. E një kushërirë tjetër e Hudutit, Axhira, po thotë se gjenerali turk me prejardhje nga Kosova, nuk është shqiptar.