Flakët në kupë të qiellit “përthithin” autobusin me pasagjerë, kaos dhe ulërima në Milot (VIDEO)

Disa çaste më parë një autobus që udhëtonte nga Prizreni në drejtim të Tiranës është përfshirë nga flakët në Fushë-Milot. Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe duke “përthithur” të gjithë mjetin.
Autobusi ishte i mbushur me pasagjerë nga Kosova dhe ka marrë flakë në ecje. Shkaku për këtë nuk është bërë ende i ditur. Destinacioni i autobusit ishte Ulqini.
Pasagjerët i ka mbërthyer paniku, por fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar, pasi të gjithë kanë mundur të zbresin shëndoshë e mirë.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Video Link