Flakët i shkrumbuan trupin shqiptarit në 1200 gradë, si e vranë adoleshentët britanikë babain e dy fëmijëve

30-vjeçari Vilson Meshi vdiq në mënyrë tragjike pasi dy adoleshentë britanikë i hodhën një fishekzjarr brenda në makinë.

Trupit i viktimës u gjet i shkrumbuar në makinën e tij Audi A4 in Pitsea, Essex më 27 shkurt 2016.

Fishekzjarri lajmëtar që përdoret në marinë u hodh papritmas në makinën e tij duke shkaktuar kështu një zjarr të fuqishëm, flakët e të cilit mund të kenë kapur temperaturën 1200 gradë celsius.

Tymi pushtoi makinën e shqiptarit me origjinë nga Hasi duke e lënë të asfiksuar dhe duke bërë të pamundur daljen e tij.

I riu kishte udhëtuar nga Manchesteri në Pitsea, Essex për të qëndruar me dy fëmijët e tij ndërkohë që ish-gruaja e tij Michelle Mehtab duhej të ishte prezente në një tragjedi familjare.

Ai parkoi jashtë shtëpisë dhe ra për të fjetur por u gjet i vdekur orët e para të mëngjesit të ditës pasardhëse.

Shqiptari punonte si lavazhier dhe merrej me bodybuilding.

Trupi i tij u gjet në sediljen e pasme të makinës së tij nga ish-bashkëshortja e cila kishte trokitur disa herë në xham për të parë a kishte njeri brenda pasi makina ishte përfshirë nga tymi.

18-vjeçarja Keani Hobbs nga Basildon dhe 16-vjeçari nga Camberwell, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur janë paraqitur në gjyq me akuzën e vrasjes së shqiptarit dhe pritet të jepet dënimi për ta.

Burimi: Daily Mail