Fjeti më shumë sesa duhej, nuk arriti aeroplanin që u rrëzua

loading...


Një nënë e ka kuptuar se sa për pak i ka shpëtuar vdekjes, kur e ka humbur aeroplanin, pasi që kishte fjetur më shumë sesa që kishte planifikuar, pasi që aeroplani me të cilin ajo kishte planifikuar të udhëtonte kishte pësuar aksident, duke ua marrë jetën 62 personave.
33-vjeçarja nuk kishte arritur të zgjohej me kohë

Elvira Isaeva nga Rusia ka qenë njëra nga tre pasagjerët, që nuk kanë fluturuar me aeroplanin, për të cilin i kishin rezervuar biletat nga Dubai për në aeroportin Rostov-on-Don, i cili është rrëzuar për shkak të kushteve atmosferike gjatë ditës së shtunë.

33-vjeçarja nuk kishte arritur të zgjohej me kohë, pasi që kishte qëndruar gjatë zgjuar në një ditëlindje të shoqes së saj dhe si rrjedhojë ishte detyruar të qëndronte në Dubai më gjatë sesa që kishte planifikuar.
Në listën e parë të personave të vdekur nga aksidenti ishte i përfshirë edhe emri i saj

Një zëdhënës i kompanisë që e kishte organizuar pushimin, Andrey Sevostyanov, ka thënë: “Ajo nuk ka arritur ta zërë aeroplanin, pasi që ka dalë me vonesë nga hoteli”. Në listën e parë të personave të vdekur nga aksidenti ishte i përfshirë edhe emri i saj, mirëpo emri i saj ishte larguar pas hetimeve të mëvonshme. Ajo ka thënë: “Njerëzit më pyesnin nëse isha gjallë”. Elvira, pak kohë pas aksidentit, kishte postuar një shkrim në mediet sociale, ku thuhej: “Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur. Kam mundur të jem në mesin e njerëzve të vdekur. Nuk e di se si ka ndodhur. Mendoj që lutjet e nënës apo të fëmijëve të mi për mua janë të fuqishme”. Ajo më pas ka folur edhe se si është takuar personalisht me një numër të madh të atyre që kanë vdekur në aksident, pasi që të gjithë kishin qëndruar në të njëjtin hotel. Elvira do të dërgohet në shtëpi me një aeroplan tjetër të kompanisë së njëjtë ajrore dhe tani ajo po lutet që të mos e përcjellë fati i personave, me të cilët ishte planifikuar të udhëtonte.
f

loading...

loading...