Fjalimi prej fituesi i Albinit: Nuk do të hakmerremi …

loading...

loading...

Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, ka mbajtur një fjalim prej fituesi në festën e organizuar në Prishtinë duke falenderuar qytetarët, ndërkohë që dha mesazhe të forta ndaj partive të tjera,

Kurti theksoi se rritja e votave erdhi për shkak të rezistencës së kësaj partie.

“Njëri koalicion me 16 parti dhe një koalicion tjetër janë tkurrur shumë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. LVV jo vetëm që është partia e parë ajo është rritur më shumë se dyfish në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2014. Jemi rritur për 120 për qind. Ndryshimi e ka një datë një emër e një numër e një datë. Emri është Vetëvendosje, 120 për qind është numri e data 11 qershor.

Me këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtën protestës dhe rezistencës opozitare”

Qytetarët i dhanë të drejtë orientimit për shtetin e së drejtës. Do t’i mbajmë premtimet që dolën nga 40 prioritetet. Partitë tjera në fushatën zgjedhore secila prej tyre kanë premtuar ndryshime pozitive, por qytetarët treguan se subjekti i ndryshimeve pozitive është Vetëvendosje. Edhe neve duhet të na përkrahin ata sepse neve na përkrah populli.

Populli tha se ndryshimet pozitive kanë emrin Vetëvendosje. S’do të mbajmë asnjëherë inat për të tjerët pavarësisht çfarë akuze kanë thënë për neve, as nuk i revanshohemi”., – tha ai ndër të tjera.

loading...