Fjalët e fundit të nënës drejtuar bijës: Mirë u pafshim, ke kujdes, të dua (Video)

396af93300000578-3839951-image-m-131_1476558671710-650x358-1-530x300-1

“Mirë u pafshim, ke kujdes, të dua”, janë fjalët e fundit që nëna e Mias ia tha, derisa e përcolli për në stacion, që ajo të shkonte në pjesën tjetër të botës. Pa e ditur, që nuk do ta shihte më kurrë.
Mia Ayliffe, 20 vjeç

are, u sulmua me thikë nga një vrasës i çmendur në hotelin australian.
Ajo u vra, e bashkë me të edhe Tom Jackson, 30 vjeçar, i cili u mundua ta shpëtonte, shkruan Dailymal, transmeton lajmi.net
Tom Jackson
Nëna e Mias, Rosie, thotë se është ndjerë “me ankth”, derisa e përcolli vajzën e saj, mirëpo donte që ajo të jetonte ëndrrën që kishte.

Rosie Ayliffe mundohet të heq nga mendja fjalët “Çka nëse”, derisa flet për jetën dhe vdekjen e vajzës Mia, e cila u vra disa javë para ditëlindjes së 21’të.

“S’mund të kthehemi prapa”, tha ajo. “E ndjej këtë shumë fort, sepse kjo na ha dhe na përkeqëson dhimbjen.”

Rosie tregon se si ajo i dha “lamtumirën” rreth një vit më parë, bijës së saj, derisa e përcolli në stacionin Derbyshire, që ajo të ndjekte ëndërrat e saj. “Mirë u pafshim, ke kujdes, të dua.”

‘Unë shtova, “Mos harro se të dua sa rreth botës e të kthehesh përsëri.” Kjo është ajo çfarë i thosha kur ajo ishte e vogël. Dhe të dyja pastaj mundoheshim të qeshnim mes lotësh.’

“Është e qartë se isha e mbushur me ankth. Më shumë do të kisha dashur që ajo të shkonte për gjashtë javë nëpër Evropë se sa të shkonte në pjesën tjetër të botës, por ç’mund të them tani?”

“Unë doja që ajo të jetonte ëndrrën e saj. Për një kohë shumë të gjatë ajo donte që të realizonte këtë udhëtim.”

Momenti më i keq i Rosie ishte kur dy policë trokitën në derën e shtëpisë së saj një mbrëmje gushti.
Si nënë që ishte, ajo instinktivisht kuptoi se diçka e tmerrshme kishte ndodhur, edhe pse ishte e vështirë të besohej kjo, bazuar në faktin që ajo ishte e sigurt atje.

Që nga vdekja e Mias, Rosie ka tentuar që të shkruajë vazhdimisht, duke e parë këtë si mënyrë për të shfaqur ndjenjat e saj në lidhje me atë që kishte ndodhur.
Një mike e Mias, ia kishte adresuar Rosiet një mesazh ku thuhej :
“Mia nuk mund të vallëzojë, të ketë fëmijë, të udhëtojë apo të përmbush ambiciet e saj. Ti duhet të vallëzosh tani për të.”/Lajmi.net