Fitore me vuajtje për Bayern – VIDEO

FC Bayern Muenchen v Fortuna Duesseldorf 1895 - Bundesliga

Dita e Shtunë në Bundesligë rezervoi sfida mjaft interesante si Bayer Mynih- F. Dusseldorf e Schalke 04- Borussia Dortmund.

Bavarezët morën një fitore me shumë vuajtje përballë miqëve duke fituar me rezultatin 3-2 ku goli i Boateng në minutën e 86 shpëtoi skuadrën e Jupp Heynckes nga barazimi. Më parë për gjigandtët gjermanë kishte shënuar Muller në min. e 45’ e Ribery në min. 74’. Për Dusseldorf realizuan Bolly e Lambertz. Bavarezët vazhdojnë shkëputjen në renditje dhe tashmë ndodhen në kuotën e 66 pikëve.

Emocionuese ishte dhe sfida mes Schalke e Dortmund ku “Blutë Mbretëror” triumfuan me rezultatin 2-1. Për vendasit shënoi Draxler e Huntelaar, ndërsa për kampionët në fuqi ngushtoi rezultatin Lewandowski në min. 59’. Schalke renditet në vendin e 4 me 39 pikë.

Në takimet e tjera u morën këto rezlutate: Freiburg 2 – 5 Wolfsburg, Greuther Furth 0 – 3 Hoffenheim e Mainz 1 – 0 Bayer Leverkusen.