Fitore e madhe për Liverpoolin (Video)

loading...

loading...
Liverpooli është me një dorë te titulli kampion në Premier League pas 24 vjetësh. “The Reds” kanë marrë një fitore të madhe në “Anfield Road” përballë Manchester City-t duke u shkëputur në krye të kalsifikimit me 77 pikë pas 34 javësh.

Një gol i Sterling në minutën e 6, një i Skrtel në të 26 dhe një i Coutinhos në minutën e 78 kanë zbehur golat e Silva (57) dhe autogolin e Johnson (62).

Pas kësaj fitoreje Liverpool shkëputet me +7 pikë nga City që ka një ndeshje më pak dhe +5 nga Chelsea që luan në ora 17.00 në transfertën e Swansea City-t.

Liverpool e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Henderson në minutën e tretë shtesë.

loading...