“Fisnikët” do të perfomojnë live në Ultra kafe në Tetovë

image1 (1)Rock grupi i njohur kosovar “Fisnikët” të martën do të perfomojnë live në Tetovë njofton menaxheri i grupit për Shqipmedia.

“Fisnikët” do të këndojnë live në kafeterinë “Ultra” në Tetovë kryesisht për publikun studentor të Tetovës dhe adhuruesit e rockut në përgjithësi. Nga menaxhmenti i kafeterisë njoftojnë se gjithcka është gati për perfomansën, biletat janë në shitje dhe poashtu mund të rezervoni tavolina enkas për këtë natë.

Në vazhdim ju përcjellim disa nga këngët hit të “Fisnikëve” që do ti dëgjoni ditën e martë në “Ultra Caffe” në Tetovë.