Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (FOTO)

Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (FOTO)

SHPËRNDAJE

Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (FOTO)

Kompania gjermane “AWR-Abbruch” e vëllezërve Viqa nga rrethi i Ferizajt ka bërë në orët e paradites të së dielës shkatërrimin e kontrolluar të njërës ndër ndërtesat më të larta në Evropë.
Është fjala për ndërtesën 120 metra të lartë e selisë së Universitetit të Frankfurtit e njohur me emrin “Afe-Turm”, e cila ishte ndërtuar në vitin 1972.
Ky rrënim është konsideruar si më i madhi dhe më spektakolari që është bërë deri më tash ndonjëherë në Evropë.
Operacioni bëhej aq më i ndërlikuar për faktin se fare pranë ndërtesës, ka shumë ndërtesa të tjera banimi, stacione hekurudhore etj. Për këtë arsye është dashur të evakuohet i gjithë perimetri prej 250 metrash nga vendi i shpërthimit. Pastaj gjithçka ka shkuar sipas mënyrës së paraparë. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më.
130 punëtorë kanë qenë të angazhuar në këtë operacion të rrallë e të guximshëm të vëllezërve Viqa.
Televizionet gjermane e kanë transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë aksionin. 50 mijë tonë konstruksione të betonit me këtë rast janë rrënuar përdhe.
Rreth 30 mijë kureshtarë e kanë ndjekur nga afër këtë spektakël të rrallë.

SHPËRNDAJE
Loading...
Artikulli paraprakGjendet kufoma e një 50vjeçari në lumin Ibër
Artikulli tjetërHoror i vërtet ka ndodhur në aksidentin e mbrëmshëm në Shkup