Filmi i ri i Lindsay Lohan, dështimi i vitit

f1_lindsay-lohan1364375319

Karriera e Lindsay Lohan ka marrë edhe një tjetër goditje – filmi i saj i fundit është shpallur nga kritikët si dështimi i vitit.

Aktorja problematike, që së fundmi është dënuar me 90 ditë rehabilitim nga gjykata e Los Anxhelosit për shkak se kishte shkelur ligjet duke gënjyer zyrtarët policorë, ka tentuar që të rikthejë karrierën e saj por ajo tani ka pësuar edhe një goditje tjetër.

Komedia e saj “InAppropriate” është shpallur njëri ndër filmat më të dobët debutues në Amerikë, pasi që filmi në të cilin luajnë edhe Adrien Brody dhe Rob Schneider ka fituar vetëm 107 mijë funte në 275 kinema prejse është publikuar.