Filloni pushimet nesër? Shikoni më parë se si do jetë moti gjatë gushtit

loading...

loading...

Pas ditëve të fundit të korrikut, kur temperaturat ranë ndjeshëm, vala e të nxehtit afrikan është rikthyer dhe sipas parashikimeve do të vazhdojë edhe për, të paktën, ditët e para të muajit gusht.

Kështu, sipas parashikimit të Meteoalb, vala e të nxehtit afrikan godet sërish vendin tonë duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë prezent.

Nuk përjashtohen mundësitë për shira të përkohshëm në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat më të larta priten ditën e martë dhe të mërkurë mbi 40 gradë C.

Deri në datat 8 – 9 gusht nuk priten shumë ndryshim të tyre. Parashikohet që 10-ditëshi i dytë i gushtit të sjellë temperatura normale të muajit, vlera 32 – 33 gradë C.

Pritet që muaji gushti 2017 të mbetet i thatë, por do të ketë 2 – 3 ditë me reshje të pakta. Krijohet mundësia për shira të pakët, por jo në të gjithë territorin në datat 6 – 8 gusht, ndërsa rritet mundësia për shira në datat 10 – 12 gusht.

loading...