Fillon edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit të Tetovës

Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit të Tetovës do të fillojë me shfaqjen e 6 premierave, kryesisht të Maqedonisë dhe një që vjen nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i teatrit të Tetovës Valmir Aziri gjatë një deklarate që dha për Anadolu Agency (AA).

"Vajza Kuq e ZI" shfaqet me 29 shtator ku rolet kryesore i kanë  Adrian Aziri dhe Visar Vishka

“Vajza Kuq e ZI” shfaqet me 29 shtator ku rolet kryesore i kanë Adrian Aziri dhe Visar Vishka

Sipas tij më 26 shtator do të jepet premiera “Darka e Budallenjve” në teatrin e Kumanovës. Pastaj, më 27 Shtator “Vdekja e një Komisioneri” në teatrin kombëtar të Kosovës. Më 28 shtator, “Gjermanët e Humbur” në teatrin popullor maqedonas. Më 29 shtator, “Vajza Kuq e Zi” në teatrin e Tetovës, më 30 shtator, premiera “Guri” në teatrin turk në Shkup, dhe më 1 tetor premiera “Gjymtimi” në teatrin shqiptar në Shkup.

“Ky festival është festivali i tretë radhazi që po mbahet, dhe ky projekt që realizohet qe tre vite radhazi, po del i suksesshëm. Në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës këtij festivali i janë dyfishuar mjetet, në krahasim me ato që ishin një vit më pare 500 mijë dinar, këtë vit janë 1 milion dinar. Kemi një ndihmë të madhe nga kryetarja e Komunës të Tetovës, Teuta Arifi e cila ka insistuar të na ndihmojë pa i kërkuar ndihmë. Me ftesën tonë tek të dyja teatrot që funksionojnë për momentin në nivel shtetëror në Shqipëri, teatri kombëtar dhe teatri alternativ, edhe pse në bisedat e para me selektorin Bajrush Mjakun, ato konfirmuan ardhjen, por në momentet e fundit janë tërhequr për arsye që nuk na janë thëne. Ne na vjen keq që këtë vit nuk do i kemi, mirëpo edhe pa ata ky festival në vete përmban vlera” – tha Aziri për AA.FJALIMI

Në këtë festival do të ketë 6 shfaqje, që të gjitha kanë marrë çmime në festivalet e mbajtura më pare. Këtu do të marrin pjesë Teatri Kombëtar Shqiptar i Shkupit, Teatri Popullor Maqedonas, Teatri Turk, Teatri i Kumanovës, Teatri i Kosovës dhe Teatri i Tetovës që do të ketë vetë premierën “Vajzën Kuq e Zi”.

“Nga viti i ardhshëm ky festival do të pësojë një ndryshim rrënjësor në organizimin dhe në sjelljen e shfaqjeve, dhe definitivisht do të arrije të sjell prurje të reja për publikun Tetovar, pasi faza pilot e këtij festivali që zgjati tre vite, ka treguar në gjithë udhëtimin e vet se vjen duke u bërë më serioz. Ministria e Kulturës dhe Komuna e Tetovës kanë vërejtur një kapacitet dhe një mundësi të mirë që këtë festival ta ndihmojnë, kështu që unë shpresoj dhe besoj në marrëveshjen me Ministrin e Kulturës që ky festival do të kaloj në interes nacional, ku aty nuk bisedohet për buxhet, por për mënyrën se si do të organizohet më së miri” – shtoi Aziri.