Fillestarët shkëlqejnë në akull, Durant në LA!

Kronikë amerikane nr.263 – 23 janar 2013

irving-drive-vs-celtics

NBA

Kevin Durant shënoi 32 pikë në fitoren e Oklahoma City Thunder kundër LA Clippers , 190-97. Në njërën nga performancat më të mira ekipore të skuadrës nënkampione, sidomos me lojën jashtë harkut, mysafirët nga Oklahoma asnjëherë nuk vunë në dyshim fitoren ndaj Clippers. Pos 32 pikëve Durant shtoi edhe 7 asistime e 7 kërcime, derisa Russell Westbrook mbylli ndeshjen me 26 pikë. Serge Ibaka u përjashtua për shkak të faulleve pasi arriti të shënoj 17 pikë. Tek vendasit të cilët luajtën pa Chris Paulin e lënduar, Blake Griffin pati 31 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jamaal Crawford shënoi 14 pikë. Eric Bledsoe i cili po zëvendëson CP3 tashmë katër ndeshje pati 12 pikë.

“Chris Paul do të mungoj. Është lëndim ditor, dhe shpresojmë të kthehet së shpejti,” deklaroi pas ndeshjes trajneri i Clippers, Vinnie Del Negro. Clippers luajnë 10 nga 11 ndeshjet e ardhshme si mysafirë.

Kyrie Irving është vetëm basketbollisti i katërt aktiv që ka shënuar 40 pikë e 5 asistime kundër Boston. Ai u bashkohet emrave si James, Wade, e Bryant, duke qenë arsyeja kryesore për humbjen e katërt radhazi të Celtics. Boston u mposht nga Cleveland me rezultat 95-90, derisa dështoi të mbijetojë në çerekun e katërt kur si pasojë e disa gabimeve fillestare humbën epërsinë dhe nuk arritën të rikthehen në lojë. Irving pati rekord karriere duke shënuar 19 pikë në çerekun e  parë, dhe praktikisht duke siguruar edhe pjesëmarrjen në ndeshjen All-Star si rezervist i Lindjes.

“Është vështirë të zgjedhësh lojtarë nga një skuadër që ka vetëm 11 fitore, po ai po luan shkëlqyeshëm,” deklaroi pas ndeshjes trajneri i Boston, Doc Rivers, i cili edhe do të zgjedh rezervistët e skuadrës së Lindjes për ndeshjen All-Star. Rajon Rondo pati 17 pikë, 13 kërcime, e 8 asistime për mysafirët, derisa Kevin Garnett shtoi 16. Paul Pierce i cili kishte pasur 40 pikë kundër Cavaliers me 19 dhjetor të vitit të kaluar mbrëmë u ndal në vetëm 12 pikë me bilanc 3-15 nga loja.

 

kings-coloradoNHL

Nail Yakupov e Justin Schultz për Edmonton, Damien Brunner për Detroit, dhe Akex Galchenyuk për Montreal, shënuan golat e parë në ligën NHL, ku debutojnë këtë sezon. Përkundër golave të tyre, Edmonton u mposht nga San Jose, ngjashëm si Detroit nga Dallas, ndërkohë Montreal shënoi fitoren e parë të sezonit kundër Floridas me dy gola të mbrojtësit Andrei Markov i cili kishte humbur pjesën më të madhe të dy sezoneve të kaluara për shkak të lëndimeve.

Sezonin hiç mirë nuk e kanë nisur kampionët aktual, Los Angeles Kings. Ata u mposhtën nga Colorado Avalanche, 1-3, kur Gabriel Landskog dhe David Jones shënuan në interval 1:35 minuta në periudhën e fundit për fitoren e parë të sezonit. Parenteau shënoi golin e nokautit derisa Kyle Clifford kishte kaluar në epërsi mysafirët në pjesën e parë.

Një humbje më shumë se Kings dhe akoma pa fitore janë edhe Flyers. Ata mbrëmë pësuan 3-0 nga New Jersey, duke mos arritur të prishnin ndeshjen e 120 pa gol të pranuar të veteranit Martin Brodeur. Portjeri i Devils pati 24 gola duke qenë mur i padepërtueshëm për sulmuesit e Philadelphias. Ilya Kovalchuk shënoi në periudhën e dytë me një lojtar më pak në fushë, derisa në fillim dhe fund të periudhës së parë Travis Zajac dhe David Clarkson kishin shënuar për vendasit.

Michael Ryder shënoi dy herë, derisa Kari Lehtonen pati 39 goditje të mbrojtura në fitoren e Dallas kundër Detroit. Goditjet në portë nuk munguan as nga ana e mysafirëve të cilët pos dy golave të Ryder, detyruan Jimmy Howard-in të intervenonte plotë 30 herë. Damien Brunner shënoi golin e parë në karrierë 4 sekonda para fundit të ndeshjes.

 

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Cleveland – Boston                         95-90

Detroit – Orlando                             105-90

Milwaukee – Philadelphia            110-102

LA Clippers – Oklahoma City        97-109

NHL

Washington – Winnipeg                                2-4

Carolina – Tampa Bay                     1-4

New Jersey – Philadelphia           3-0

Montreal – Florida                           4-1

Detroit – Dallas                                 1-2

Minnesota – Nashville                   1-3

Chicago – St. Louis                           3-2

Colorado – Los Angeles                 3-1

Edmonton – San Jose                     3-6