Fier, vajza akuzon babain: Më përdhunoi kur isha 13 vjeç

VAJ

FIER-Dyshimet për incest brenda familjes kanë tronditur sot komunën Levan në Fier. Një vajzë 16 vjec akuzon babain se e ka përdhunuar kur kjo ka qenë vetëm 13 vjeç, kurse familja hedh poshtë pretendimet e adoleshentes, ndërsa News24 mëson se babai ka pasur dhe probleme mendore.

Policia e Fierit arrestoi sot një 58-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 16-vjeçare.

Burime nga policia bëjnë me dije për Neës24 se është arrestuar nën akuzën marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur 58-vjeçari me iniciale A.G nga Komuna Levan e Fierit.

Sipas policisë, 58-vjeçari dyshohet se ka abuzuar me të bijën 16-vjeçare, kur ajo ishte 13 vjeç.
Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë vajza që kallëzoi në polici ngjarjen që ka ndodhur sipas saj.
Policia e Fierit pohon se vajza kishte rreth 3 muaj që ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar tek disa të afërm të saj në Tropojë.

Neës24 mëson se babai i vajzës është konstatuar se vuan nga disa probleme mendore.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia
Pas njoftimit te ngjarjes në News24, policia deklaroi 1 ore me pas me anë të një deklarate për shtyp se denoncimi i vajzës është bërë në Komisariatin e Tropojës
“Me date 30.03.2013 nga forcat e Komisariatit te Policise Fier, ne baqshkepunim me Komisariatin e Policise Tropoje pas veprimeve te para hetimore dhe vleresimit te rastit u be ndalimi i shtetasit me inicialet A. G, vjec 58, banues ne rrethin Fier.
Ndalimi i tij u be per veprat penale te “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur” dhe “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale ne gjini ose nen kujdestari” parashikuar nga nent 101 dhe 106 te Kodit Penal, pasi dyshohet se ka abuzuar me vajzen e tij te mitur 16 vjecare qe kur ajo ishte rreth moshes 13 vjec.
Kallzimi per rastin eshte bere nga 16 vjecarja, ne Komisariatin e Policise Tropoje, pasi vajza kishte rreth tre muaj qe ishte larguar nga banesa e babait dhe kishte shkuar tek te afermit e saj ne rrethin e Tropojes.
Materialet procedurjale do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier per veprime te mëtejshme”.

Nëna e vajzës mohon incestin
Burime për News24 mësojnë se nëna e vajzës ka mohuar incestin brenda familjes. Nëna ka theksuar se vajza ka trilluar lidhur me ngjarjen.

Fqinjët
Kamera e News24 ka trokitur tek fqinjët e familjes së vajzës që pretendon se është përdhuhnuar nga i ati. Njëra prej fqinjëve shprehet se nuk e beson që kjo ngjarje të jetë e vërtetë.
“Janë një familje shumë e mirë. Njerëz shumë të mirë, nëna e vajzës është zonjë grua, dhe babai, burrë zotni. Janë të qetë, përshëndesin, të edukuar nuk e besoj dot”.

Por e pyetur nëse babai i vajzës, 58-vjeçari që është vënë nën pranga ka pasur probleme mendore, fiqnja pohon “po ka pasur njëherë, ka pak probleme, por e shoqja i rri në gatishmëri për cdo gjë”.

(d.b/BalkanWeb)