Fier/ Ishte duke punuar arën, tronditet kur sheh një trup të pajetë

Një 70-vjeçar nga fshati Baltëz i Fierit, i zhdukur prej tre ditësh është gjetur i vdekur në një tokë bujqësore.

Safet Veizi, u gjet nga shtetasi F.XH., i cili ishte duke punuar në parcelën e tij ditën e sotme rreth orës 10:15 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datën 26.08.2017, ora 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz, i shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Foto ilustruese