Fevziu i publikon Veliajt dy fotot që e “demaskojnë”, analistja “e tall keqazi” me batutën që bën

I ftuar në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj është përballur me disa nga problemet që kanë shprehur qytetarët e Tiranës dhe janë me të vërtetë problematike.

Ndër temat që u përmendën janë gjendja skandaloze e autobusëve, plehrat në çdo cep rruge, qentë që enden në kryeqytet në mes të ditës e të natës e që tmerrojnë qytetarët, e ndër të tjera shkollat me dy turne.

Ndaj pyetjeve me vend të qytetarëve të cilët e zunë ngushtë, Veliaj ka vazhduar të përsëritë të njëjtat gjëra që i kemi dëgjuar edhe më parë.

Justifikimi i tij ka qenë se në policinë bashkiake janë në një turn 100 veta dhe megjithatë një jet ski ka përfunduar tek një shatërvan e një gomar endej në rrugët e Tiranës disa ditë më parë.

Këto kanë qenë dy fotot që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe kanë ngjallur shumë humor.

Pavarësisht betonizimit të kryeqytetit me pallate të larta në mënyrë që Tirana të ngjajë sa më shumë me një metropol, fotot tregojnë një realitet totalisht dëshpërues të Tiranës sonë.

Përsa i përket fotos me gomarin, njëra prej të ftuarve e cila e thumbonte vazhdimisht Veliajn, ka ironizuar momentin kur në monitor u shfaq kafsha që endej rrugëve të kryeqytetit.

Blendi Fevziu e ka pyetur drejtpërsëdrejti Veliajn:

Po ky gomar çdo në rrugët e kryeqytetit.

Komenti i Juli Xhokaxhit duke nënqeshur:

Epo ka dhe ai të drejtën e tij aty!