Festina Mejzini dhe KAS shkëlqejnë në Top Fest 10 (Video)

loading...

f1_22-babamusta-balline-ne-showbiz1363985088

loading...
Tiranë, 22 mars – Festina Mejzini tregoi zërin e saj të fuqishëm dhe të veçantë në X-Factor Albania, ku la përshtypje shumë të mira për publikun dhe adhuruesit e saj. /LajmeOnline/ i saj i fuqishëm dhe karakteristik e bën atë këngëtaren e re më të mirë në skenën shqiptare. Ndërsa Kastriot Preteni (KAS) ka arritur majat e muzikës në Norvegji.

Në mars 2013, Festina rikthehet fuqishëm në Top Fest 10 me këngën “Ndjehem Mirë”, një duet me artistin e famshëm KAS (Kastriot Preteni). Festina dhe KAS kanë mahnitur publikun me një performancë shumë energjike dhe mbizotëruese në skenë. Kënga ka pasur simpatinë e fansave, e cila shumë shpejt po bëhet një sensacion në rrjetet sociale.

“Ekperienca ime në Top Fest sapo filloi dhe shpresoj të vazhdoj me sukses. Ideja për këngën lindi gjatë vizitës sime në Norvegji, ku u takova me artistin KAS. Shpresoj që publiku shqiptar anembanë ta vlerësojë dhe ta pëlqejë këngën tonë”, tha Festina.

Vlerësimet për këngën “Ndjehem Mirë” dhe për interpretimin e bukur nga Festina & KAS janë të shumta dhe flitet si kënga më e mirë hip hop në Top Fest 10. Kënga përfaqësuese e dy artistëve nga Kosova përmendet për vokalin e fuqishëm të Festinës, si dhe flown dhe interpretimin e mrekullueshëm të KAS, shkruan Ermira Babamusta nga Tirana.

Kastriot Preteni ka lindur në Suedi dhe banon në Norvegji. Familja e tij është me prejardhje nga Mitrovica. KAS është reper i njohur, i cili u bë i famshëm me hitet e tij “Product of Society”, “Till Death Do Us Part”, “Imma Get My Piece”, etj. Ndërsa Festina Mejzini ka lindur në Gjakovë dhe adhuron muzikën jazz dhe blues.

loading...