Fermeri që shkaktoi miliona të qeshura (VIDEO)

loading...

loading...

Jay Lavery është një fermer nga New York, i cili po shpërndan miliona buzëqeshje në të gjithë botën. Ai shfaqet në një video duke kërcyer nën tingujt e këngës “Cheap Thrills”, por veçantia është se kërcimi është realizuar në stallën e dhive. “Kërcimi më ndihmon të ngrohem në stallë’- nis tregimin e tij Lavery, video e të cilit është shikuar nga rreth 8 milionë njerëz nga e gjithë bota. Fermeri tregon se 15 vite më parë kishte pësuar një dëmtim traumatik të shpinës dhe se kërcimi bashkë më jogën dhe meditimin e kishin ndihmuar të përballojë dhimbjët e shpinës. “Shpresoj që kjo video të frymëzojë ndonjë njeri për të sfiduar dhimbjet, por mbi të gjitha uroj që t’ju dhurojë nga një buzëqeshje në fytyrë, për vitin e ri”- mbylli rrëfimin e tij Lavery.

loading...