Ferki Shala refuzoi 60mije euro se muzika është haram!

largea_ferki1417508494Këngëtari apo bartësi i grupit TNT Ferki Shala ka refuzuar një koncert me vlerë prej 60mije eurove vetëm e vetëm se muzika është haram.

Ai ne një status ka përshkruar të gjithë ngjarjen ku edhe përkundër gjendjes së rëndë ekonomike nuk ka pranuar të këndoj.

Në vazhdim ju sjellim statusin e plotë.

“Sa isha udhëzuar dhe ende isha në dilema, dhe refuzoja koncerte dhe organizime muzikore, por kriza ekonomike më kaplojë, dhe atë ditë më thërrasin nga Anglia për fund vitë dhe tre netët e vitit të ri me ba Muzikë, i refuzojë por ata thonë se parashohin këtë fund vitë të na pagujn si bend 60mijë euro dhe plus bakshish, nuk u a dhash përgjigjen dhe kjo më ngacmojë (cytje shetani, shko edhe kësaj here dhe tjera here jepi fund) por çka më rëndojë edhe më shumë më thërret gruja, thotë duhën gjëra për familje…

Drejten ta them Unë as dy euro nuk i kisha në gjep dhe vendosa ta praktikojë një praktikë të Pejgamberit alejhi selam të fali Namaz dhe qetësohem…

Dhe me të dal nga Xhamia më thërret një numer i pa njohur, thotë a jeni ju ferkia?

I them Po,

Më thotë si mund të takohemi?

I tregojë dhe më takojë, më u prezantue dhe më tha jemi studenta dhe kemi dashur të përkrahum pasi kemi ndëgjuar se jeni udhëzuar dhe keni lën Muziken dhe gjendja ekonomike u është vështirësuar, nuk më lejoj të i bëj pytje më shumë Më la një zarf dhe shkojë…

Sa po u ndam e hapa ishin 600€ krejt nga 5, nga 10€ dhe atë moment më është sjell Mitrovica duke më u mbushur syt me lot, ishte e pa besueshme kjo, skam fjalë ta spjegoj (tregonte Vëllau Ferkia me lot në sy ku disa qaste nuk mund të fliste) dhe vazhdon.

I jam drejtuar Allahut me plot zemer Elhamdulilah Elhamdulilah Elhamdulilah pa të meta je o Allah furnizimi është vetëm në dorën Tënde.

Dhe ato momente thërrasin Nga Anglia e kishin rrit shumën, dhe vendosmëria ime ishte tani JO Unë jam Musliman dhe përmua ka marrë fund Muzika.

Shokt e mi të bendit insistonin qysh po e len këtë mundësi, po na le pa buk e fjal tjera… U thash Nga SOT FERKIN E KINI VLLA PO JO SHOKË TË MUZIKËS, ALKOLIT E HARAMIT.

E përfundova me ta dhe shkova në dyqan pagujta disa borqe dhe mora gjërat që më i kërkojë gruja dhe hyra në shtëpi, gruja mbet pa fjalë, më pyeti

Nga e gjithë kjo? Ju përgjigja

Qe grue Islami çka të bën, refuzova një mbrëmje Haram,Allahu më i dhurojë këto hallall.

VAllahi krejt londren e krejt botën me ma konë jep qato momente skish pas vler sa kjo veq Allahu e din sa i lumtur jam ndie (lotët nuk ju ndanin nga syt këto momente vëllaut Ferki).

Dhe kjo që ndodhi… Ra sebep vendosi edhe gruaja të mbulohet Elhamdulilah.

Ky ishte rrefimi special i Ferki Shalës për Info Islame