Ferizaj, rrëmbim i rremë për ta akuzuar ish të dashurin

loading...

7976_478293115557816_2101169370_n

loading...
Pas hetimeve intensive të Njësisë rajonale të hetimeve në Ferizaj, një rast i ‘rrëmbimit’ i raportuar me datën 22.3.2013 në Shtime, ka rezultuar të jetë i rremë. Pas intervistimit të viktimës (Sh. Xh. 22 vjeçare), e njëjta ka deklaruar dhe e ka pranuar se tërë kjo ka qenë inskenim i saj, për ta akuzuar ish të dashurin me të cilin kohë më parë ishin ndarë.

Fillimisht, policia ka marrë një informatë se në një pyll në fshatin Mullopolc është një femër me duar të lidhura. Viktima është intervistuar dhe ka deklaruar se është marrë me forcë dhe është futur me dhunë në veturë nga ish i dashuri i saj (G. M. 23 vjeçar). Pasi që Sh. Xh. ka pranuar se tërë rastin e kishte inskenuar dhe të gjitha provat e grumbulluara janë dërguar në Prokurorinë Themelore, prokurori ka urdhëruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

loading...