Ferhan Hasani zyrtarisht te Dinamo e Zagrebit

loading...

hasani

loading...
Ferhan Hasani “Buba” edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës kampione të Kroacisë Dinamos së Zagrebit. Lajmi konfirmohet nga vetë faqja zyrtare e klubit kroat, ku thuhet se të martën tani më ish-sulmuesi i Wolfsburgut Hasani do të jetë në Zagreb për të kaluar kontrollat mjeksore ndërsa të premten do të jetë edhe prezentimi zyrtar i tetovarit.

“Bëhet fjalë për 22 vjecar, është një sulmues krahu kualitativ i shpejtë, modern dhe do ti shërbejë shumë skuadrës dhe trajnerit” tha presidenti i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç. Edhe trajneri i Dinamos u shpreh entuziast për këtë transfer. “Luan si sulmues krahu dhe mund të luaj në të dyja krahët dhe është lojtar që luan pas vijës së sulmit, lojtar që na mungonte. E njoh Hasanin që kurr kam qenë pjesë e reprezentacionit të Kroacisë dhe kam mbikqyrë reprezentacionin e Maqedonisë. Nga atëher ai më la shumë përshtypje dhe nuk u mendova dy herë aspak kur u hap si opcion të na bashkangjitet” tha trajneri Juriç.

Spekulohet se shuma e transferit të ish-lojtarit të Shkëndijës së Tetovës Ferhan Hasanit i njohur si Buba sillet rreth 800 000 euro, por akoma nuk ka të dhëna të detajuara për vlerën e transferit. Për Wolfsburgun Hasani ka luajtur 8 ndeshje, gjithsej 450 minuta dhe ka asistuar dy herë për gol. Pjesë e skuadrës së Dinamos së Zagrebit janë edhe dy shqiptarët Fatos Beqiraj dhe Arijan Ademi i cili vjen po nga Tetova. Ferhan Hasani është reprezentues i Maqedonisë dhe ka zhvilluar 14 ndeshje me fanellën e reprezentacionit.

/LajmeOnline

loading...