Ferguson optimist: Në Madrid, kemi mundur të shënojmë pesë apo gjashtë gola

ferguson

Sir. Alex Ferguson është duke u lutur që Manchester United të mos i harrojë rastet që ka humbur në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi e viziton nesër “Old Trafford-in” në kuadër të ndeshjes kthyese në Champions League, ku do të përballen Manchester United me Real Madridin, ndërsa Fergie ka thënë se lojtarët e tij me lojën qe e kanë luajtur në ndeshjen e parë atij i japin shumë optimizëm për ndeshjen e së nesërmes.

“Kemi mundur të shënojmë pesë apo gjashtë gola. Robin van Persie nuk kishte fat pasi që humbi dy mundësi shumë të mira dhe portieri i tyre bëri disa pritje të shkëlqyeshme”, ka thënë Ferguson.

“Kemi pritur që Reali të ketë posedimin e topit, por nuk isha shumë i brengosur pasi që me posedimin nuk mund të na bënin asgjë”, ka thënë ai.