Ferguson i shkatërruar. Mourinho: Humbi ekipi më i mirë

loading...

fergusonmourinhocl1st670afp

loading...
Në një veprim të rrallë, që nuk e kemi parë prej tij Sir. Alex Ferguson “dezertoi” konferencën për shtyp pas ndeshjes me Real Madridin ndoshta në shenjë proteste për arbitrimin e turkut Cakir por për ndihmësin e skocezit veprimi kishte të bënte me gjendjen e tij pas ndeshjes.

“Dola unë për të folur sepse Ferguson ndihet i shkatërruar për atë që ndodhi në ‘Old Trafford’, e panë të gjithë. Po kontrollonim ndeshjen dhe po bënim ndeshjen e duhur që do të na kualifikonte, por ndeshja ndryshoi për një vendim surprizë. Jemi të nervozuar dhe të zhgënjyer për atë që ndodhi”, deklaroi para gazetarëve ndihmër trajneri Phelan.

Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka pranuar se skuadra e tij nuk e ka merituar fitoren ndaj Manchester Unitedit. “Los Blancos” mbrëmë në udhëtim munden Manchester Unitedin prej 1-2, duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Sipas Mourinhos, skuadra e tij nuk e ka merituar fitoren.

“Real Madrid nuk e meritojë kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Mourinho. “Pavarësisht vendimit të arbitrit për kartonin e kuq, humbi ekipi më i mirë. Ne nuk e merituam fitoren. Futbolli është i tillë”, tha tekniku portugez.

loading...