Fenomeni Forlan, gol direkt nga korneri (Video)


Diego Forlan ndoshta nuk është më i ri, por kualiteti i tij assesi nuk ka pësuar rënie. Sulmuesi uruguaian ka realizuar një gol të rrallë ndaj Fluminenses. Në fakt, futbollisti i Internacional de Porto Alegre, e ka shënuar një gol direkt nga korneri.
Portieri kundërshtar dhe një lojtar i ekipit tjetër u munduan ta dëbonin topin, por nuk ia dolën.
Forlan e shënoi edhe një gol tjetër, ndërsa Andrés D’Alessandro shënoi për t’ia siguruar fitoren 3-2 ekipit të Interit brazilian. /LajmeOnline/