Fenomeni bizar mjekësor: SI ËSHTË E MUNDUR që binjakët të kenë baballarë të ndryshëm?

injakët të cilët nuk janë plotësisht të ngjashëm janë vërtet një fenomen i rrallë, ja si ndodh ky fenomen.

E dini që ekzistojnë grumbull fenomenesh mjekësore, mirëpo ky është vërtet specifik, sepse ndikon në krijimin e situatave të ndërlikuara familjare.

E pra, shkencëtarët kanë dëshmuar që lindja e binjakëve nga baba të ndryshëm është në rritje, transmeton Telegrafi.

Binjakët nga baballarë të ndryshëm lindin me ngjizjen, e cila profesionalisht quhet superfekondim heteroparental.

Kjo mund të ndodhë vetëm nëse nëna ka pasur marrëdhënie seksuale me dy partnerë në një interval kohor shumë të shkurtër, andaj në mitrën e saj njëra pas tjetrës dy qeliza vezoreje janë fekonduar me spermatozoidë të ndryshëm, dhe si rezultat janë formuar dy organizma krejtësisht të ndryshëm.

Meqenëse shanset janë të vogla bile edhe për ngjizje të rregullt me rastin e vetëm një marrëdhënie seksuale, atëherë është e qartë që situata e këtillë është e rrallë, përkatësisht përse është pothuajse e pamundshme që të bëhen deri në dy ngjizje njëra pas tjetrës.

Fenomeni i pazakonshëm i superfekondimit është statistikisht aq i rrallë sa që edhe akusherët mezi e njohin, por edhe nëse e njohin, dyshojnë për të.

Deri tani kanë ndodhur mezi dhjetëra ngjarje të këtilla në botë, mirëpo dyshohet që ka më shumë sosh, sepse është shtuar numri i binjakëve dyvezorë. Vetëm në Britani të Madhe dhe në SHBA një nga njëqind shtatzënish binjake janë të tipit të këtillë.

Pra, për t’u konstatuar superfekondimi heteroparental, patjetër duhet të ndodhë dyshimi i meshkujve për atësinë lidhur me të dy fëmijët.

Atëherë me kërkesën e testit ADN përcaktohet se a është një mashkull baba i dy bebeve apo fjala është për fekondim me materiale të ndryshme gjenetike mashkullore.