Fenomen i rrallë në Australi, shkuma e detit pushton qytetin

shkumedeti

Këto ditë Australia është goditur nga uraganet dhe stuhitë e shumta, të cilat kanë mbushur qytetin e Mooloolaba-s me shkumë deti. Fenomeni nuk është i rrallë në këtë vend, por e çuditëshme është kur shikon rrugët e qytetit të mbuluara nga shkuma e detit, sikur të kishte rënë dëborë.

Autoritetet e vendit kanë ndërprerë qarkullimin në disa rrugë, ndërsa qytetarët nxituan të dokumentojnë me foto dhe filmime fenomenin e rrallë.Nga pamjet duket qartë se si dallgët përplasen fort në breg dhe nga përplasjet shkaktojnë shkumën e detit . Australia pas zjarreve që shkaktuan miliona dollarë dëme, dalëngadalë është duke hyrë në stinën e vjeshtës , atë të reshjeve.