Femrat e veshura me të kuqe shihen si kërcënim për të tjerat

0Një studim i fundit nga Universiteti i Roçesterit në bashkëpunim me Universitetin e Trnavas dhe Akademinë e Shkencave në Sllovaki, ka zbuluar se fustanet e kuqe shkaktojnë ndjesi jo të këndshme te femrat e tjera.

Në fakt, kur një femër e veshur me të kuqe gjendet në një mjedis, femrat e tjera priren të mbrojnë të dashurit apo bashkëshortët e tyre. Ato ndihen të kërcënuara.

Studimi i botuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale ka arritur në përfundimin se femrat e konsideronin rrezik seksual praninë e një femre të veshur në ngjyrë të kuqe.

Në studim, kërkuesit kryen tre eksperimente, duke i treguar subjektit femëror foto të femrave të tjera të veshura me fustan të kuq dhe të bardhë e më pas me bluza të kuqe me të gjelbër.

“Priremi ta marrim ngjyrën për të mirëqenë”, tha autori i studimit, Adam Pazda, një student i diplomuar nga Universiteti Roçester. “Nuk është vetëm mjedisi ai që ndikon në eksperiencat tona, por edhe mënyra sesi i logjikojmë dhe psikologjisim gjërat ka shumë rëndësi”.

Psikologjia na ndihmon të kuptojmë sjelljen e të tjerëve. Në këtë rast, femrave të veshura me të kuqe u kthehet shpina prej të tjerave, kjo sepse shihen si konkurrente.

Pazda tha se studimi provoi si të vërtetë një kërkim të vitit 2008, sipas të cilit burrat e perceptonin ngjyrën e kuqe te femrat si një sinjal seksual.

Kërkuesit kryen tri eksperimente mbi pjesëmarrëset në studim. Duke përdorur një program fotografish, ata paraqitën foton e një femre të veshur me fustan në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, më pas e ndërruan me një bluzë të gjelbër dhe të kuqe. Te të gjitha fotot fytyra nuk ishte e qartë.

“Gjithçka ishte identike, përveç ngjyrës”, tha Pazda.

Në eksperimentin e parë, ata i pyetën pjesëmarrëset: “Sa e interesuar për seks duket kjo modele?” dhe “Sa joshëse është ajo?”. Shumë femra thanë se modelja e veshur me të kuqe ishte haptazi më e interesuar për seks sesa ajo e veshur me të kuqe.

Në eksperimentin e dytë, kërkuesit dëshiruan të shihnin nëse femrat do të bënin ndonjë koment të keq për modelen e veshur me të kuqe.

I pyetën për dy subjekte: sa besnike dukeshin dhe nga se mendonin se i merrni burimet financiare modelet? Pjesëmarrësit bënë më shumë komente negative ndaj femrave me fustane të kuqe.

Në pjesën e tretë të studimit, ngjyra u ndryshua nga e bardha në të gjelbër për të larguar perceptimin e virgjërisë dhe pastërtisë që shoqërojnë zakonisht të bardhën. Modelja kishte veshur një bluzë, jo një fustan. Kërkuesit pyetën vetëm pjesëmarrëset e studimit që ishin në një lidhje.

Pyetja që i bënë atyre ishte nëse do t’ia prezantonin këto vajza të dashurit dhe ato u përgjigjën se do të ishin më të gatshme ta linin vetëm një burrë me një grua me bluzë të kuqe. Ngjyra e kuqe është një shkencë më vete për nga perceptimi që i bëjnë primatët dhe qeniet njerëzore.

“Në filmin ‘Pretty Woman’, ata luajtën me faktin se Julia Roberts dukej si ‘zonjë’ dhe jo si ‘prostitutë’ vetëm ngaqë kishte veshur një fustan të kuq.

“E kuqja rrezaton vetëbesim dhe deklaron ‘Mund ta luaj këtë lojë’ dhe ‘më shiko mua’”, tha një studiuese. “Sa më shumë të rritem në moshë, aq më shumë e vesh të kuqen, për të nënkuptuar se nuk kam dalë nga loja”.

Por kërkuesi Pazda u shpreh se rezultatet e studimit mund të ndihmojnë të mësojmë më shumë rreth vetes.

“Burrat mendojnë se e kuqja është tërheqëse dhe seksi nga ana perceptuese”, tha ai. “Duhet të mendoheni dy herë përpara se të vishni një rrobë të kuqe, pasi mund të përcillni mesazhin e gabuar dhe të ngjallni armiqësi te femrat e tjera. Nuk ndodh në çdo situatë, por tregohuni të kujdesshëm ndaj sinjaleve që femrat dhe meshkujt e tjerë mund të marrin: faktin që ju jeni të interesuar për seks”.