Femiu 3 vjec rikthehet në jetë pas tre orësh vdekje klinike…

3y

Në Foto: Paul (3 vjeç) duke luajtur në shtratin e tij në spital
Djali, i quajtur Paul, luante buzë një liqeni në pronësi të gjyshit të tij në Brandenburg, ku ai ra. Gjyshi i Paul-it e kishte gjetur trupin e tij në ujë pak më vonë dhe djali u transportua në spitalin Helios me helikopter.
Katër mjekë u përpoqën të ringjallin Paul-in për tre orë e 18 minuta, ata ishin duke ndaluar, kur zemra e tij filloi papritmas të rrah.
Besohet se uji i ftohtë në liqen ka ulur temperaturën e trupit Paul-it në 28C – nëntë gradë më poshtë se normalja 37C – e cilat ka ngadalësuar metabolizmin e tij dhe ka lejuar që trupi i tij të mbijetoi me pak oksigjen .
Kur Pauli u zgjua, ai u tha prindërëve të tij ai kishte qenë në “qiell me gjyshen Emmi … Ajo më tha që të zbres menjëherë.”
Nuk dihet se kur gjyshja e fëmijës ka vdekur, apo në qoftë se ata ishin takuar ndonjëherë.
Për veç kësaj, Profesori Lothar Schweigerer nga spitali Helios tha se ai kurrë nuk kishte parë një rast të tillë gjatë 30 viteve sa është mjek.
“Mjekët e mi ishin shumë pranë për të thënë se” nuk mundemi më ” pas dy orë presioni në gjoks,” tha profesori Schweigerer në Sky News.
“Ne menduam se djali kishte vdekur … kur papritmas zemra e tij filloi të rrah përsëri … Kjo ishte një mrekulli fantastike. Djali është i lumtur dhe i shëndetshëm..Kjo ishte një gjë e mrekullueshme. “