Fëmijëve nuk duhet t’i vendosni vëthë pa mbushur 5 vjeç, rrezikoni shumë me këtë veprim

T’i vendosësh vëthë fëmijës është një veprim që shumë prindër e bëjnë, deri këtu nuk ka ndonjë gjë të gabuar, mirëpo duhet menduar mirë mosha në të cilën e ndërmerrni këtë gjë ndaj tyre.

Shpesh shikojmë fëmijë (sidomos tek vajzat) që i kanë veshët e shpuar edhe pse ende mund të jenë në stadin e moshës rreth një vjeçare, ndoshta shumëkujt i duket një ide e mirë por duhet të keni parasysh rreziqet që vijnë nga kjo “mani”.

Ne rekomandojmë që të lexoni arsyet që mjekët i kanë listuar si rreziqe potenciale për shëndetin e fëmijëve si shkak i shpimit të veshëve.

9 rreziqet që duhet të merrni parasysh para këtij veprimi:

Alergjitë ndaj metaleve nuk janë të rralla. Fëmija juaj mund të jetë alergjik ndaj nikelit, që ndodhet në shumë bizhuteri dhe për pasojë mund të pësojë një irritim në lëkurë.

Infeksionet bakteriale janë një rrezik që mund të shfaqen në çdo moment tek fëmija pasi është vendosur vathi. Shenjat janë shpesh fryrja dhe skuqja e vendit. Në disa raste nevojitet të kurohet me antibiotik.

Ndonjëherë lëkura nuk reagon mirë ndaj vrimës së hapur dhe për pasojë mund të shfaqen shenja në lëkurë të cilat janë të përhershme dhe nuk largohen as me anën e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Veshi i fëmijës mund të çahet. Kjo pasi ata nuk e kuptojnë si duhet të sillen me objektin e ri që kanë në trupin e tyre dhe për pasojë mund të luajnë duke i tërhequr ato. Kështu lëkura mund të çahet.

Infeksioni ndaj stafilokokut. Ky është një tjetër rrezik që kurohet me antibiotik.

Edhe pse nuk do ta mbajnë mend në të ardhmen fëmija do të ndiejë dhimbje në momentin e shpimit dhe madje edhe do të qajnë.

Gjakderdhja. Shpesh vendi i shpimit gjakoset dhe fëmija mund të trembet. Madje gjaku mund të dalë edhe pas disa ditësh dhe në këtë rast kemi të bëjmë me infeksion.

Veshi mund të fryhet dhe të mos ketë një pamje të bukur si më parë.

Në raste shumë të rralla fatmirësisht, fëmija mund të mbytet pasi e heq nga veshi dhe e fut në gojë duke luajtur.