Fëmija presin…Atifetja nuk pret, hynë në të kuqen.”Lejen” e këmbsorisë ende s ja kan konfiskuar

atifiti1

Për presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe shoqëruesit e saj nuk vlejnë rregullat në komunikacion.

Pak para orës 14:00, ajo kaloi rrugën në këmbë, tek Pallati i Rinisë, ndonëse semafori sinjalizonte se këmbësorët pavarësisht postit e kishin të ndaluar të kalonin.

E kur fotoreporteri i Indeksonline Blerim Uka, i fotografoi ata duke shkelur ligjin për komunikacion, kjo nuk i pëlqeu eskortës së shefes së shtetit.

Bile atë e ndaluan rreth 20 minuta dhe e kërcënuan se do t’ia marrin kamerën.

“Fshij të gjitha fotot, përndryshe do ta marrim edhe aparatin”, i kishte thënë Ukës truproja e presidentes. Ai kishte kërkuar nga kolegët e tij që ta mbikëqyrin dhe mos ta lë lëshojnë pa i fshirë fotot.

“Derisa isha në sheshin Zahir Pajaziti, presidentja Atifete Jahjaga, kalonte në këmbë, dhe mua si fotograf më ka bërë përshtypje shëtitja e saj e gjatë nëpër qytet. Me ç’rast fillova ta fotografoj. Më kanë ndalur, m’i morën dokumentet, më kanë pyetur se ku punoj, u kam treguar. Kanë kontaktuar këshilltarin e saj Arbër Vllahiun. Me Vllahiun kanë folur disa minuta, dhe pas bisedës më kanë thënë se nuk kam drejtë që ta fotografoj presidenten jashtë zyres së saj, kështu më ka thënë truproja. Sipas truprojës këtë ua ka thënë këshilltari Vllahiu”, ka theksuar fotoreporteri Blerim Uka.

I kontkaktuar nga Indeksonline, këshilltari i Presidentes Jahjaga Arbër Vllahiu, ka thënë se për një çështje të tillë, rregullat i vendosin njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentës, më konkretisht Policia e Kosovës.

“ Kanë qenë njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentes. Drejtojuni atyre”, ka thënë Vllahiu për Lajmeonline.

Ai mohon të këtë dhënë urdhër truprojave të presidentes. “Unë kam kontaktuar me ta, por nuk u kam dhënë asnjë urdhër apo sugjerim për të penguar fotografin në punën e tij ”, tha Vllahiu

Nga ana tjeter, zedhënsi i policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se zyrtarët policor të mbrojtjes për shkaqe të sigurisë e kanë ndaluar fotografin.

Kelani, nuk ka dashur të komentojë kërcenimet ndaj fotografit Blerim Uka.

“Mund të konfirmojmë se zyrtaret policor të mbrojtjes së afërt të cilet kanë qenë në sigurim të presidentes për shkaqe të sigurisë se vet personalitetit e kanë ndaluar një person për identifikim dhe të njëjtin pas identifikimit e kanë liruar”, ka theksuar Kelani.