Fëmija 5 vjeç udhëton për 5 mijë km i mbyllur në valixhe

loading...

195-400x195

loading...
Një fëmijë i vogël ka bërë një udhëtim të pazakontë duke qëndruar i mbyllur për 5 mijë kilometra brenda në valixhe. Assim është një fëmijë 5 vjeçar i nisur nga Afganistani i mbyllur brenda valixhes.
Fëmija u zbulua në portin e Venezia në Itali gjatë një kontrolli rutinë, brenda valixhes me përmasa 60 me 30 cm. Kraharori i tij pulsonte nga vështirësitë e frymëmarrjes, ndërsa dridhej, qante dhe nuk fliste.
Teksa shikonte me frikë policin që kontrollonte valixhet, fëmija i mbyllur brenda që nga udhëtimi prej Greqisë në Itali, u struk më tej, duke marrë frymë përmes një vrime që i ishte bërë valixhes.
Valixhja në fjalë siç raporton noa, ishte e një personi në moshë madhore i cili deklaroi para policisë se ishte mik i prindërve të Assim, të cilët i kishin besuar fëmijën për ti garantuar një të ardhme më të mirë në një vend të largët.
Fëmija u dërgua në një shtëpi pritje, ndërsa vijojnë intensivisht hetimet për të zbuluar se kush është personi i cili e kishte mbyllur në valixhe si dhe arsyet e udhëtimit.

loading...