Feka i “Kafenesë” e bën për “pesë pare” Azem Sylën

loading...


Producenti dhe regjisori i njohur Shkumbin Istrefi, i cili njihet me nofkën Feka në serialin “Kafeneja Jonë” ka shkruar një status për rastin e arratisjes së Azem Sylës. Duke e konsideruar si zhgënjyese ikjen e deputetit nga organet e drejtësisë ai ka thënë se “realiteti shpesh na bjen si uje i ftohte ne fytyre dhe na ben ta shohim veten ashtu si jemi ne te vertete”./BS

Ja statusi i plotë

Gjenerata e gjenerata jane rritur me perralla patetike se si jemi trima, te drejte e te beses, i dalim perballe cdo sfide, etj, etj … i kemi veshur vetes karakteristika gati mbinjerezore (sigurisht me motiv te mire). Te gjitha keto kane pasur kuptim dhe kane qene frymezim ne kohen kur populli yne ka jetuar ne roberi.

Shume njerez kane dhene jeten te frymezuar nga motivet romantike te cilat i jane veshur “karakterit tone”.

Realiteti shpesh na bjen si uje i ftohte ne fytyre dhe na ben ta shohim veten ashtu si jemi ne te vertete.

Duke mos dashur te paragjykoj fajesine apo pafajsine e ndonje individi, eshte zhgenjyese kur nje deputet me reputacion te luftetarit nuk i pergjigjet burrerisht fteses gjyqesore te shtetit per te cilin ka qene i gatshem edhe te flijohet.
Kush do t’i percaktoje vlerat ne kete vend?
feka

loading...

loading...