Fejzullahu debuton me gol për Suedinë

loading...

Fejzullahu_155559

loading...
Erton Fejzullahu ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme për përfaqësuesen A të Suedisë. Sulmuesi kosovar ka realizuar gol në ndeshjen kundër Koresë Veriore, e vlefshme për turneun Kupa e Mbretit që po mbahet në Tajlandë.

24 vjeçari, i cili ishte titullar në këtë takim, në minutën e 56’të me një gol të bukur nga distanca barazoi rezultatin në 1:1. Kurse pas ekzekutimit të penalltive, skuadra suedeze fitoi takimi 4:1 dhe kaloi në finale të turneut ku do të përballet me Finlandën, e cila mundi Tajlandën.

“Është ndjenjë e mirë të shënosh gol. Unë kam qenë aktiv dhe jam munduar ta shfrytëzoj çdo mundësi”, ka thënë pas ndeshjes ish sulmuesi i Mjallbyt dhe i NEC Njimengenit.

Ndërkohë, selektori i Suedisë, Erik Hamren, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e kosovarit. “Është një kënaqësi kur një lojtar i ri arrin të shënojë gol. Ai e ka shfrytëzuar mundësin si është më së miri”, ka theksuar Hamren.

Fejzullahu nëse tregon paraqitje të mirë në ndeshjen finale kundër Finlandës, mund ta sigurojë një ftesë nga Hamren për ndeshjet e kualifikimeve për kampionatin botëror 2014, që do të nisin në mars.

loading...